Restorant Rimini
Bazuar në eksperiencën 15-vjeçare në Itali dhe më saktësisht në atë të zonës Emilia-Romagna, dy ortakët Adi & Liri vendosin të transferojnë nga një breg i Adriatikut në bregun tjetër, atë çfarë më mirë dinë të bëjnë, të ofrojnë shërbimin e tyre në fushën e gatimit. Në 2006 lind kështu Restorant Rimini. Vetë emri ka dashur të përmbledhë origjinën e mjeshtërisë dhe profesionalitetit të dy djemve durrsakë.
Restorant Rimini solli një kulturë te re në ngrënie, me pikat më të forta: freskinë e produkteve, mënyrën artizanale të prodhimit të pastës së freskët, origjinalitetin dhe konceptimin e picës si produkt 100% Italian, mënyrën krejt të re të gatimit apo mos-gatimit (krudot e famshme lindin këtu) të gjithë produkteve të detit, guzhinë kjo krejt e paeksploruar deri në atë moment në Shqipëri, duke u bërë guidë për ata që ishin dhe ata që erdhën pas.
